RUDINA – EMISIONI 12 SHKURT 2019!


RUDINA – EMISIONI 12 SHKURT 2019!

18:39 12/02/2019

Të ftuar:

Eranda Libohova – Këngëtare

Ajo është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun. E ka nisur karrierën e saj në muzikë që e vogël dhe asnjëherë nuk është ndarë nga skena duke i dhënë emocione të veçanta çdo personi që dëgjon këngët e saj.

Eranda Libohova së fundmi ka publikuar projektin më të ri që lidhet me Shën Valentinin. E ftuar ne emisionin “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja tregoi se kënga flet për një çift që nuk e festojnë më bashkë Shën Valentinin pasi janë ndarë. Gjatë emisionit ajo po ashtu zbuloi se ndryshe nga herë të tjera, për këtë klip ka xhiruar skena edhe në shtëpinë e saj.

“Në fakt unë nuk është se nuk kam kënduar për të dashuruarit, të gjitha këngët e mia janë për dashurinë, por donim ta bënim edhe më personale këtë datë. Pandi Laço mendoi të ishte sa më e thjeshtë dhe më e drejtpërdrejtë dhe të fliste pikërisht për Shën Valentinin dhe dy të dashuruar që nuk e festonin më bashkë. Dhe menduam ta titullonim “14”.

Fabula e këngës është një çift që ka jetuar për një periudhë kohe bashkë dhe pas ndarjes nuk e festojnë më këtë festë. Është dita kur më shumë se kurrë ata ndjejnë mungesën e njëri-tjetrit. Klipi është xhiruar në Tiranë për një ditë. Skenat ishin të shkurtra dhe në vende që prekeshin afër. Skenat brenda na kanë marrë më shumë kohë, por janë xhiruar në shtëpinë time. Mendoj se deri tani kënga ka ecur shumë mirë, duke marrë parasysh edhe komentet”, tha këngëtarja.

Kanë kaluar vetëm pak javë nga ndarja nga jeta e nënës së këngëtares Eranda Libohova dhe dhimbja për të vijon të jetë e madhe.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ajo tregoi se humbja e nënës i ka shkaktuar boshllëk të madh pasi prej vitesh jetonin së bashku. Këngëtarja u shpreh se i mungon përditshmëria me të, por shtoi se ajo ishte nënë e lumtur dhe se i ka lënë shumë kujtime.

“Unë kam jetuar me mamin. Është shumë e dhimbshme për mua. Nëna është dashuri e madhe dhe një mikja ime para disa kohësh kishte kaluar të njëjtën situatë dhe më tha: “Njeriu nuk ngopet kurrë me nënën, do ta ketë aty gjithë jetën”. Unë kam jetuar me të dhe më mungon e përditshmja me të, shoh vendin ku rrinte… Kur dilja unë në televizor ajo kënaqej. Cikli i jetës ky është, nuk ke ç’bën. Ajo ka qenë një nënë e lumtur, por çdokush e ka brenda dhimbjen e humbjes”, tregoi Libohova.

Albens Vokopola – Sekretar i Përgjithshëm i Volejbollit Shqiptar






Të ngjashme