Rudina – Emisioni 21 Dhjetor 2020
Pas 7 muajve stervitje humba 20 kg dhe plotesova endrren per tu bere nene.
Sot programi “Rudina” në Tv Klan ka nisur me një histori frymëzuese për jetën, dashurinë por mbi të gjitha për të patur një fëmijë e për të gëzuar statusin nënë. Vasilikës iu deshën pak më shumë se 5 vite përpjekje të vazhdueshme për të patur një fëmijë. Vizitat mjekësore brenda dhe jashtë vendit dhe medikamente të ndryshme nuk dhanë asnjë rezultat. Ajo kishte arritur në një peshë trupore që po i shuante shpresat për të patur një fëmijë. Nuk priti gjatë dhe vendosi që të frekuentonte palestrën. Para dy javëve, ajo lindi një vajzë dhe të gjithë këtë mrekulli ia kushton instruktores së saj Erilanda Bakalli.
Vasilika ka treguar se në Shtatorin e vitit të kaluar nisi palestrën në mënyrë intensive dhe me ndihmën e instruktores së saj arriti të humbasë 20 kg. Ditën që ajo ndërpreu stërvitjen për shkak të karantinës në Mars, zbuloi dhe faktin se ajo tashmë kishte ngelur shtatzënë. Kjo ishte lumturia më e madhe për të dhe bashkëshortin dhe vetëm para 2 javësh erdhi në jetë vajza e tyre Milana.
Vasilika ka treguar këtë histori frymëzuese për të gjitha vajzat apo gratë që vuajnë nga mbipesha dhe mesazhi që ajo ka përcjellë është se me punë dhe vullnet mund të arrihet çdo gjë. /tvklan.al
Bora Jones: Lexoj te ardhmen permes letrave tarot.
Bora Jones ka qenë në një lidhje me Skype në emisionin “Rudina” në Tv Klan, për të folur për pasionin që ka ndaj letrave tarot. Ajo ka folur si për jetën e saj dhe për profesionin. Bora është diplomuar në Tiranë në degën Menaxhim Bankar. Ka punuar në bankë për 3 vite dhe prej 6 vitesh është e vendosur në SHBA, Florida, ku ka punuar në një kompani ndërkombëtare, italiane.
Prej 6 vitesh Bora lexon letrat tarot për miqtë dhe të afërmit. Ndërsa që në muajin Mars ajo ka hapur në youtube “Golden Truth” për leximin e letrave tarot. Tashmë ajo i është përkushtuar plotësisht biznesit të saj.
Bora është tërhequr nga gjithçka që lidhet me të mbinatyrshmen, ku studion astrologjinë. Kur ka studiuar hartën e lindjes së saj ka zbuluar një Yod që njihet edhe si gishti i Zotit në astrologji. Që do të thotë se është diçka e shkruar që duhet të ndodh pikërisht në fushën e karrierës dhe të imazhit publik.
Bora është e martuar prej 6 vitesh e gjysëm me një shtetas amerikan Charlie Jones. Ka 2 djem, i madhi Charles është 3 vjeç e gjysëm kurse i vogli Brian është 1 e gjysëm dhe ndihet mjaft e plotësuar me jetën e saj. /tvklan.al
Megatek/ “Shkruaji Babagjyshit online”.