Rudina – Emisioni 28 Shtator 2021


Rudina – Emisioni 28 Shtator 2021

19:55 28/09/2021

“Aftesi per pune”/ Joni Peci flet per projektin e ri per formimin profesional te te rinjve.

Në këtë pjesë të parë do të flasim për një projekt zvicerian, që ka si qëllim  të ndihmojë shkollat profesionale të përmirësohen, në mënyrë që t’u ofrojnë të rinjve në Shqipëri arsimin dhe formimin më të mirë profesional. Pikërisht në shkollën profesionale shtetrore  “Teknike Ekonomike Tiranë”, prej viti 2019 po zbatohet  projekti “Aftësi për Punë”.  Ne do të kemi të ftuar në studio menaxheren e komunikimit të këtij projekti, por edhe një stilist të njohur shqiptar, mik të porgramit tonë, I cili I është bashkuar këtij projekti dhe iu jep mundësi të rinjve të bëjnë praktikën në atelien e tij.

Si t`’i dekoroni bukur pjatat e femijeve, ja disa ide nga nje nene e re.

Në këtë pjesë të dytë do të kemi të ftuar një artiste ushqimi, quhet e tillë pasi ajo ka pasion dekorimin e pjatave. Prej disa vitesh ajo krijon pjata shumë të bukura për ti parë por edhe shumë të shijshme, ajo është Blerta Gashi nga Kosova ka ardhur sot për të na treguar për këtë talent që ka zbuluar pasi është bërë nënë dhe të na tregojë se si dhe ju të dekoroni pjata për fëmijët tuaj që të konsumojnë sa më shumë fruta dhe perime, pra një ushqim i mirë dhe i servirur bukur shijon edhe më shumë, jo më kot thuhet se në fillim duhet të ta ‘hajë syri’.

93 vite nga zbulimi i penicilines, nje nga momentet me revolucionare ne historine e mjeksise.

Në këtë pjesë të tretë do të sjellim një insert mbi penicilinën,shpikja e saj ka qenë  një nga momentet më revolucionere në historinë e mjekësisë në botë. Dhe pikërisht sot është edhe dita botërore e penicilinës, pasi ka qenë pikërisht 28 Shtator 1928, kur Skocezi Aleksander Fleming shpiku penicilinen, antibiotikun e parë, plot 93 vite më parë






Të ngjashme