Rudina – Emisioni 29 Qershor 2021
Fatjona Lubonja, vajza e “Makina e Memories”, sot nje neurologe ne SHBA.
Fatjona Lubonja, një prej shkencëtareve dhe neurologeve të njohura shqiptare prej vitesh karrierën e saj e zhvillon në Shtetete e Bashkuara të Amerikës. Ajo jeton në New York por tashmë është kthyer në Shqipëri pas 4 vitesh dhe do të na tregojë sot për jetën e saj atje, angazhimet në fushën e neurologjisë, por për herë të parë për publikun tonë ajo vjen dhe si autore e librit ‘Ditët që ikën pa leje’. Ne të gjithë e mbajmë mend atë nga pjesëmarrja e saj në moshën e adoleshencës në botën e televizionit dhe kinematografisë, por tani ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme, larg botës së televizionit dhe shumë larg Shqipërisë.
Alfio Rrotani: Humba 23 kg per 4 muaj.
Në këtë pjesë të dytë do të kemi të ftuar një nga shefat më të njohur në vendin tonë, ai është Alfio Rrotani nga Meat City. Në këto ditë vere të gjithë kemi nevojë të marrim këshilla për konsumimin e ushqimeve e kush më mirë se Alfio mund të na japë dhe receta për ti gatuar të gjithë ju. Alfio sot do të na flasë për disa pjata të veccanta që i ka pregatitur për ne por do të na tregojë dhe për një vendim shumë të rëndësishëm që ka marrë për shëndetin e tij.
Sallate dhe fileto vici dietik – Nje dreke verore nga Alfio Rrotani.