Rudina – Emisioni 5 Korrik 2021
Shqiperia e rrezikuar nga varianti “Delta”/ Ja simptomat.
E ndërsa viti që lamë pas ishte një vit tepër i vështirë ku perballja me virusin ishte një sfidë me vete, mund të themi që e përballuam me sukses dhe dalëngadalë iu rikthyem normalitetit. Situata epidemiologjike aktualisht është e stabilizuar, ku rastet e shtrimeve në spital nuk janë më të shifrave të larta, por mund të themi raste sporadike dhe numri i vdekjeve ka rënë, madje prej disa ditësh nuk janë raportuar viktime.
Mirëpo ka disa kohë që qarkullon lajmi për një variant tjetër te covid-19, atë të variantit Delta dhe po ngatërrohet me gripin e verës ku simptomat janë pothuajse të njëjta.
Shqiperia e para ne Europe per konsumin e frutave, 171 kg ne vit.
Kur sjellim ndër mend frutat, gjëja e parë që na vjen ndër mend janë vitaminat dhe të mirat që ne marrim prej tyre. Të pasura me antioksidantë, me kripëra minerale, acide organike dhe esenca aromatike, ato luajnë padiskutim një rol të rëndësishëm në organizmin tonë dhe janë padiskutim një ushqim i pazëvëndësuesshëm. E duke bërë bashkë të gjithë këto të mira, sipas një studimi të vitit 2017, Shqipëria ka idenksin më të lartë të konsumit të tyre më shumë se të gjithë shtete e tjera të rajonit, por dhe të Europës.
Një person në Shqipëri konsumon 171 kg fruta në vit, e ndërsa të fundit renditen gjermanët me një konsum mesatar prej 68 kg në vit për person.
Lidhje direkte nga Shengjini, bunkeri i shnderruar ne nje ekspozite fotografike.
Në këtë pjesë të tretë do të kemi një lidhje direkte nëpërmjet skype me Realda Abdija. Realda prej vitesh jeton në Romë, por vetëm pak ditë më parë është kthyer në Shqipëri për një projekt të sajin mjaft interesant. Ajo ka kthyer një bunker në një minimuze të vogël. Ne do ta kemi në një lidhje direkte për të na treguar se çfarë ka në brendësi të këtij muzeu.
Dea Rrozhani dhe Emida Qafa/Maturantet ekselente, model frymezimi per te rinjte.
Tani në studio do të mirëpresim dy vajza të reja, maturanet, të cillat janë padyshim modele frymëzues jo vetëm për bashkëmoshatarët e tyre, por për të gjithë ne. Me shumë punë dhe studim, ato ia kanë dal të shkëlqejnë në provimet e maturës dhe jo vetëm. Emida Qafa është e vetja në Shqipëri që ka dal me 10.0 në letërsi, ndërsa Dea Rozhani është programuese dhe kapitene e Ekipit Kombëtar të Robotikës që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Botërore të Robotikës, First Global, madje pak ditë më pare Dea ishte ftuar te mbante fjalim krah Ambasadores Amerikane Yuri Kim në ceremoninë zyrtare të 245-vjetorit të Amerikës dhe 30-vjetorit të Rivendosjes së marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Amerikës.