Rudina – Emisioni 5 Tetor 2021


Rudina – Emisioni 5 Tetor 2021

19:51 05/10/2021

Bien Facebook, Instagram dhe WhatsApp/ Sa te varur jemi.

Gjatë pasdites së djeshme pati një bllokim prej thuajse 7orësh të rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Ëhat’s up, duke prekur ndjekësit në rang global. Tashmë që këto platforma janë kthyer jo vetëm në ura komunikimi përmes mesazheve komenteve dhe postimeve që shkëmbehen në to, por për një pjesë të konsiderueshme janë kthyer edhe në punë të mirëfillta dhe burim të ardhurash.

“Lufta ime me kancerin e gjirit”/ Rrefimi dritherues i Rezarta Recit.

Jemi në muajin ndërkombëtar të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, të quajtur Tetori Rozë dhe në këtë pjesë do të kemi një gazetare të mirënjohur e cila që prej pranverës së kaluar është duke luftuar me kancerin e gjirit.

Ajo e ka nisur rrugëtimin e saj në radio shumë vite më parë, (28 vite në media) dhe më pas e kemi parë në televizion prezantuese, autore e programve të ndryshme televizive, ku spikat realizimi 13 vjeçar i emisionit dokumentar “Arratia e Peshkut të Kuq”.

 Të gjithë e kuptuat se për kë bëhët fjalë, pikërisht gazetarja Rezarta Reçi, me një dashuri të madhe për median ajo ka qenë gjithmonë e përkushtuar, por dhe pse kohët e fundit po lufton me një betjë të fortë sic është kanceri i gjirit.  Përpara se ta presim në studio dhe të na rrëfejë më shumë, duam të sjellim edhe spotin e Ministrisë së Shëndetësisë për “Tetorin Rozë”, ku edhe Rezarta rrëfeu për herë të parë luftën e saj. 

Buka ne traditen e popullit tone/Prodhimi tradicional sipas trevave shqiptare.

Fundjavën që sapo lamë pas, përkatësisht ditën e premte, Dhoma Kombëtare e Zejtarisë organizoi një aktivitet kushtuar me qëllim promovimin e bukës së trevave shqiptare. Pjesëmarrës në aktivitet ishin përfaqësues të Shoqatës së prodhuesve të bukës, pastiçerisë dhe brumrave, si dhe përfaqësues të konfederatës europiane dhe botërore të bukës dhe pastiçerisë. Ne kemi qenë me kamerën tonë dhe kemi xhiruar momente nga aktiviteti ku janë ndarë çmime, janë prezantuar bukë të trevave të ndryshme, të cilat më pas dhe janë degustuar nga të ftuarit. E ndjekim materialin.






Të ngjashme