Rudina – Emisioni 6 Korrik 2021
Ku dhe si mund te udhetojne shqiptaret kete vere jashte vendit.
Në këtë pjesë të parë të programit do të flasim për pushimet. Jemi në stinën e preferuar për të gjithë ku është ideale për të shijuar rrezet e diellit. Disa zgjedhin bregdetin, të tjerë preferojnë turizmin malor…disa brenda vendit e persona të tjerë jashtë tij.
Vera që lamë pas për shkak të pandemisë i kishte mundësitë për të udhëtuar jashtë vendit të kufizuara, ndërkohë duket se kjo verë do të jetë disi ndryshe. Por si do të udhëtojnë këtë vit shqiptarët dhe cilat janë destinacionet e preferuara prej tyre këtë verë?
Kostumet e banjes te pikturuara/ Trendet dhe sugjerimet e kesaj vere.
Tashmë zyrtarisht jemi në sezonin e rrobave të banjës, prej disa javësh plazhi ka filluar. Për këtë sezon stilistët kanë patur shumë sugjerime si në ngjyra,materiale, printe ashtu edhe në forma. Pra keni shumë mundësi zgjedhjeje për tu dukur sa më bukur në plazh. Por një tjetër ide për tu dukur bukur edhe veccantë mund të jenë edhe një pal rroba banje të pikturuara. Një ide mjaft interesante për të cilën do të na vi të na flasi stilistja Arjeta Palushaj, por jo vetëm, edhe për trendet e tjera të këtij sezoni.
Xhon Jesku, kengetari qe ka qene dy here ne skenen e “Eurovision”.
Në këtë pjesë të tretë do të kemi të ftuar një këngëtar të ri, i cili duket se ka spikatur me vokalin dhe intepretimet e tij. Ka nisur rrugëtimin në muzikë që në fëmijëri dhe tashmë po hedh hapa të sigurta drejt një karriere të suksesshme. Njihet për pjesëmarrjet e tij në kompeticione muzikore, ku mund të përmendim festivalin e “Këngës Magjike”. Në edicionin e fundit të këtij festivali u rendit krahë artistëve BIG me këngën “Një tjetër jetë”. Për të folur më gjatë rreth karrierës së tij ftojmë në studio Xhon Jeskun.