Rudina – Emisioni 7 Tetor 2021
Ekskluzive/ Rudina Dembacaj flet per here te pare pas dasmes, detajet dhe surprizat.
Rudina Dembacaj ka disa këshilla vërtet të vlefshme për vajzat që do të martohen së shpejti, të cilat i rrëfen në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Për të, më e rëndësishmja ishte të mbante një palë atlete me vete, pasi do të jenë shpëtim për këmbët.
Por tashmë dasma mahnitëse e Rudina Dembacajt dhe e Mark Frrokut përfundoi, por a do të ketë trashëgime për çiftin? Kësaj pyetjeje i përgjigjet vetë aktorja nëse në planet e ardhshme është një fëmijë.
Rudina Magjistari: Ndërkohë, Rudinë, planet e tjera pas dasmës, natyrisht që kur urohen, themi “Të trashëgoheni!” E keni në plan së shpejti, ndoshta?
Rudina Dembacaj: Edhe mos ta kem unë, tani s’më pyet njeri.
Rudina Magjistari: Kështu që është në planet tuaja?
Rudina Dembacaj: Kisha kohë që thoja “prit njëherë sa të jetë Viki 5 vjeçe”. Viktoria bën 5 vjeçe në fund të Dhjetorit, erdhi. Pastaj nxora justifikimin “prit pak, pas dasme do e bëjmë një fëmijë”. Iku dhe dasma, tani s’ka më justifikime.
Rudina Magjistari: Pse duhet të ketë?
Rudina Dembacaj: Bëj shaka, realisht tani është tamam momenti dhe Viktoria kërkon pafund një motër, ç’të na japë Zoti, por e kërkon një motër të vogël sepse “unë nuk e laj dot Ertën” thotë, “unë dua një motër ta laj vetë siç më lan Erta mua”./tvklan.al
“Gjithcka qe ke”, nje roman thriller shqiptar qe do t’ju rreqethe.
Në pjesën e dytë të emisionit do të kemi të ftuar në studio një autor shqiptar, i cili në fakt lëvron një zhaner që në librat e shqiptar nuk e kemi shumë të përhapur siç është thrilleri, misteri e deri tek horrori. Deri tani ka publikuar disa botime të kësaj gjinie, madje njëri prej tyre libri “Ajo e errëta” do të vij shumë shpejt për publikun edhe në versionin e një filmi horror. Por sot do të ndalemi pikërisht tek libri I fundit I botuar nga autori Enkelejd Lamaj, libri “Gjithçka që ke”.
“Femije te talentuar”/ Learti, 3-vjecari qe ben punime te vecanta.
Sot në këtë pjesë të tretë do të kemi rubrikën e përjavshme dedikuar fëmijëve.
Dhe kemi një mik special të ftuar, ai është Learti është 3 vjeç e gjysëm, po dhe është shumë i talentuar, ai pikturon dhe krijon gjëra shumë të bukura. Do të na tregojë më shumë për pikturën dhe krijimet e tij.