RUDINA – MONIKA LUARASI: SI I MBIJETOVA AKSIDENTIT; SERIALI “BIXHOZ ME DASHURINE”!
Të ftuar:
Monika Luarasi – Bibliotekare
Aksidentet rrugore po përgjakin rrugët e Shqipërisë duke shënuar balance thuajse lufte. Vetëm përgjatë muajit Shkurt janë shënuar disa aksidente tragjike. I tillë ishte rasti në Velipojë, mbrëmjen e 18 Shkurtit, ku u shuan 4 anëtarët e një familjeje.
Por sot në studion e “Rudina” ishte Monika Luarasit, një grua e cila i ka mbijetuar një aksidenti të tillë tragjik.
Gjatë emisionit, Luarasi rrëfeu se rreth një vit më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është përplasur nga një makinë dhe është dërguar në spital në gjende të rëndë, në koma.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 Mars 2017, para Presidencës. 21-vjeçari Rei Shehu, i cili aksidentoi Monika Luarasin, nënë e dy fëmijëve, e la atë me pasoja të rënda. Gruaja mori goditje në kokë, si dhe theu këmbën e majtë dhe gjurin. Monika tregon se nuk mban mend asgjë nga ajo ditë dhe nga ai moment.
“
Unë jam bërë e vetëdijshme shumë vonë. Nuk mbaj mend asgjë nga ajo ditë, historinë ma kanë treguar familjarët. Kam dalë nga puna dhe kam dashur të kaloj rrugën. Makina më ka hedhur 4-5 metra lart dhe më pas kam rënë në tokë. Dëmtimi i këmbës së majtë ka qenë fatal. Pas aksidentit ka ardhur ambulanca dhe më kanë vënë frymërrje artificiale, aty me shumë kujdes jam ndjekur nga mjekët, por për dy javë kam qenë pa shenja jete. Pas dy javësh në spital jam operuar dhe më ka ikur totalisht memoria. Tre muaj pas aksidentit unë nuk kujtoja asgjë. Nuk njihja asnjeri, kujtoja njerëz për vetëm 5 minuta. Në kujtesën time nuk kishte mbetur asgjë. Unë i kërkoj falje bashkëshortit tim për këtë që ka kaluar me mua, po ashtu edhe fëmijëve të mi
”, tha Luarasi.
Pavarësisht se aksidenti pati pasoja të rënda dhe Luarasi humbi kujtesën për rreth tre muaj, nëna e dy fëmijëve tha se e ka falur të riun që e aksidentoi.
“Unë di që ai për një periudhë kohe 3 muaj ai ka qëndruar arrest shtëpie, më vonë se di ç’është bërë. Familjarët e
tij kanë ardhur tek unë në spital dhe kanë dhuruar gjak. Sigurisht ata donin që unë të shpëtoja. Burri im ka folur me familjarët e tij dhe është përpjekur ta zgjidhë në mënyrë paqësore. Unë ndoshta nuk e përballoja psikologjikisht për ta pranuar faljen ballë për ballë. Aksidenti im ka qenë shumë i rëndë, por çuditërisht unë kur më është kthyer memoria i kam thënë mamasë time: Pavarësisht se çfarë ka bërë ai person, unë e kam falur ”
, tha Luarasi.
Albert Dumani- Drejtor i programacionit në Tv Klan
“Bixhoz me dashurinë” është seriali më i ri në Televizionin Klan, i cili prej datës 20 Shkurt ka filluar të rrëmbejë menjëherë vëmendjen e teleshikuesëve.
Një realizm mes luksit dhe pamjeve të bukura, ky serial ka në qendër historinë e familjes Oberoi. Një familje e madhe, më të pasurit në vend, Oberoi-t përfaqësojnë pushtetin, paranë dhe shkëlqimin.
Në qendër të saj janë Omkara dhe Rudra, që janë vëllezër dhe Shivaji kushëriri i tyre, të cilët e konsiderojnë njëri-tjetrin të pandarë. Ata të tre njihen ndryshe si ‘mendja, trupi dhe shpirti’.
Për të zbuluar më shumë detaje lidhur me këtë serial tek “Rudina” ishte i ftuar Albert Dumani, Drejtor Programacioni në Tv Klan.
“
“Bixhoz me dashurinë” është një nga serialët më të ndjekur indianë, i realizuar mes luksit dhe pamjeve të bukura. Ky serial ka në qendër historinë e familjes Oberoi. Një familje e madhe, më të pasurit në vend. Ajo që e bën të veçantë këtë familje, është lidhja shpirtërore e vëllezërve të pandalshëm. Omkara dhe Rudra, që janë vëllezër dhe Shivaji kushëriri i tyre, e konsiderojnë njëri-tjetrin të pandarë dhe kanë marrë përsipër moralin, principet dhe vazhdimësinë e familjes drejt famës dhe suksesit. Ata të tre njihen ndryshe si mendja, trupi dhe shpirti. Të rritur mes luksit dhe famës, ata njihen si beqarët më të kërkuar. Të tre të ndryshëm nga njëri-tjetri, vëllezërit përfaqësojnë karaktere të veçanta. Omkara është skulptor, me pasion artin dhe shumë i përkushtuar në profesionin e tij. Rudra, në jetën e tij do vetëm palestër, të vishet bukur, të flirtojë dhe të festojë. Ndërsa Shivai, një biznesmen arrogant dhe imazhi i perandorisë Oberoi, ka vetëm 2 prioritete në jetë: biznesin dhe vëllezërit e tij. Seriali nisi me përvjetorin e Perandorisë Oberoi dhe përvjetorin e gjyshit të ndjerë të kësaj familjeje. Familja Oberoi fsheh një sekret të madh të së shkuarës”
, tha Dumani.
Seriali transmetohet çdo ditë në orën 18:20.
Rubrika “Quiz”