RUDINA – VIKTOR TAHIRAJ, RIKTHIMI I KENGETARIT TE VITEVE 90-të; MIRA KAZHANI, RREFEN PER JETEN PROFESIONALE DHE PRIVATE!


RUDINA – VIKTOR TAHIRAJ, RIKTHIMI I KENGETARIT TE VITEVE 90-të; MIRA KAZHANI, RREFEN PER JETEN PROFESIONALE DHE PRIVATE!

19:22 23/04/2018

Të ftuar:

Viktor Tahiraj – Këngëtar

Ai është një prej këngëtarëve më të njohur të viteve ‘80-90. Ndër këngët që e bëri të njohur për publikun ishte ajo me titull “Pesha e fatit”, në bashkëpunim me Aleksandër Gjokën dhe Manjola Nallbanin. Ndërsa kënga me të cilën të gjithë e kujtojnë Viktor Tahirajn është “Rozeta”.

Por edhe pse një artist i suksesshëm, ai është larguar në drejtim të Italisë në fillim të viteve 2000 dhe sot është rikthyer në Vlorë, për të jetuar sërish në qytetin e tij të lindjes. Këngëtari ishte i ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, nga ku rrëfeu historinë e vështirë të jetës pas divorcit me bashkëshorten.

“Ishte një gjë që s’ia uroj kujt, aq më tepër kur janë fëmijët në mes. Unë nuk dua të flas shumë, por dua të them që ato çifte të cilët lindin fëmijë duhet të jenë të përqendruar përpara se t’i bëjnë ata. Fëmijët nuk ia kanë borxh njërit apo tjetrit partner që të vuajnë. Këto gjëra mua më kanë vrarë shumë, sepse kam qenë një baba i kujdesshëm dhe mbetem i tillë. Jeta është tepër e vështirë, por duhet marrë ashtu siç vjen, përndryshe gjunjëzohesh. Arsyet e divorcit janë shumë private, historia është e dhimbshme dhe stresuese. Unë punoja 12- 14 orë në ditë dhe kjo ka zgjatur 17 vite. Unë kam lënë Zotin të gjykojë për çdo gjë. Për mua rëndësi kanë fëmijët. Kushdo mund të luajë në çift, por ajo nënë apo baba që lufton të sulmojë fëmijët për t’i larguar nga babai apo nëna të gjykohet nga Zoti”, tha Tahiraj.

Viktor Tahiraj është një prej këngëtarëve më të njohur të viteve ’90. Ai ishte sot i ftuari i radhës në studion e “Rudina”, në Tv Klan, nga ku foli për një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Tahiraj tregoi se kishte pësuar vdekje klinike, si pasojë e një aksidenti në Itali dhe se para syve i ishte shfaqur nëna e tij, e cila i kishte thënë se nuk do të largohej pa folur me të.

“Unë sapo kisha mbaruar punë. Ka qenë koiçidencë me datën 23 Mars, të mbytjes së anijeve në Vlorë, në ’97. Ajo datë më ka mbetur në mendje. Ka qenë 23 Marsi i 2010, kur unë lash punën dhe u nisa për në shtëpi. Në rrugën time futet një makinë dhe më bie përballë. Në momentin që u përplasa, mbylla sytë dhe përpara meje u shfaq nëna ime. Unë e dua shumë nënën time, por nga ai moment unë e thërras atë perëndi. Më thotë: Si je? Unë i them mirë. Ka qenë vdekje klinike dhe gjatë gjithë kohës më ka qëndruar përballë dhe kam folur me të. “Nuk iki pa më folur ti më thoshte””, tregoi këngëtari.

Mira Kazhani – Gazetare

Mira Kazhani është një emër i njohur në botën e gazetarisë. Fillimet e saj i ka patur në gazetarinë e shkruar, për të kaluar më pas në eksperienca televizive, si folëse apo edhe moderatore.

Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, ku foli për rrugëtimin e saj në gazetari dhe rrogën e parë.

“Kur kam ardhur në Tiranë në fillim më duhej të punoja dhe mendova të shfrytëzoj një gjë që e kisha talent dhe ëndërr, gazetarinë. Unë gjatë orëve të hartimit bëja hartimet e shokëve dhe shoqeve. Kam lexuar shumë libra dhe aty ëndrra ime ka marrë kuptim. Aftësitë i kisha, pata dhe pak fat që takova rastësisht Aleksandër Çipën dhe fillova. Rroga ime e parë ka qenë 100 mijë lekë të vjetra. Po në 2002 ishin shumë, por kjo zgjati vetëm 3 muaj, sepse unë isha shumë punëtore dhe kryeredaktori vuri re një lloj dedikimi ndaj punës”, tha Kazhani.

Në një rrëfim për jetën e saj personale dhe marrëdhëniet me meshkujt, gazetarja Mira Kazhani tha se e kishte të vështirë ta dallonte kur një mashkull flirton me të, e madje i kishte ndodhur që edhe të gabonte në këtë pikë.

“Flirti është gjë e mbivlerësuar ngandonjëherë dhe unë as nuk di dhe nuk e kuptoj nëse një burrë, një mashkull, po flirton me mua. Nuk arrij dot ta kuptoj, madje më ka ndodhur një herë që me një shoqen time, tërë kohës unë i flisja atij djalit, sepse kujtoja se ai po ‘gjuante’ atë. Më në fund nuk rezultoi ashtu, ai dukej që kishte një lloj simpatie për mua. Dhe unë i them kësaj shoqes sime: ‘e tmerrshme, po unë kam bërë një figurë pak të çuditshme sepse unë i flisja me idenë që ju të afroheshit’. Nuk është se e kuptoj shumë”, tha Mira Kazhani në një intervistë me Rudina Magjistarin në Tv Klan.

Ndërsa lidhur me një martesë të mundshme në të ardhmen e afërt, Kazhani tha se kohët e fundit është tërhequr disi nga këto plane, por nëse do ta gjente dashurinë dhe njeriun e duhur, do të ishte e gatshme për të ndryshuar status.

“(Martesa) ka qenë plan që 20 vjeç, kështu që unë gjithmonë kam menduar, e kam ëndërruar dhe e kam pritur atë momentin. Tani kohët e fundit, të them të drejtën jam tërhequr disi. Nuk është se p.sh. e mendoj atë dasmën, vellon, fustanin… Nëse do ta gjej dashurinë, bashkë me njeriun e duhur, se dashurinë e kam gjetur… Njeriu nuk është se nuk e gjen dashurinë, por ndonjëherë janë rrethanat të vështira, edhe pse mund të jetë njeriu i duhur. Kështu që nëse do të vijë diçka dhe të gjitha do të puqen bashkë, do ta bëj. Nuk jam radikale, nuk them që unë nuk dua t’ia di për martesën. Mendoj që familja është e mrekullueshme.”

Inserti – “Ballo Vjeneze”






Të ngjashme