Rugova deklaratë – (1 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ibrahim Rugova presidenti i Shqiptarëve ka dalë dje për herë të parë pas fillimit të sulmeve të Natos në një konferencë për shtyp. Dalja e tij në ekranet e mediat botërore ka shkaktuar reagime, por më tepër reagim kanë sjell edhe deklaratat e tij përsa i përket sulmeve mbi Jugosllavi dhe rolit të Natos.
Vetë Rugova ka deklaruar se ai dhe familja e tij janë mirë dhe janë nën mbrojtjen e policisë serbe. Më tej ai ka thënë se nuk di asgjë mbi fatin e Fehmi Aganit dhe të tjerë intelektualëve shqiptar të cilët janë zhdukur që pas represionit të Arkanit.
Dalja dhe deklaratat e tij janë komentuar nga politikan të ndryshëm si deklarime nën presionin e policisë serbe e cila mund të realizoj çdo inskenim të mundshëm për të dezinformuar opinionin publik botëror.
Lideri demokrat Berisha ka thënë në konferencën e sotme për shtyp se ai ka informacione të sigurt që Rugova është arrestuar dhe është nën presionin e policisë dhe forcave të Arkanit./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori