Rugova e Thaçi takimet në Paris – (27 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ambasadori Shqiptar në Francë:- “Kjo ishte një pritje e organizuar shpejt pa ceremonira të veçanta, sigurisht unë prezantova zotin Thaçi këtu në ambasadë, pasi ishin të ftuar intelektual francezë, ishin të ftuar nga komuniteti i Kosovës, po ne prisnim gjithashtu dhe zotin Rugova. Unë personalisht i dërgova dhe një letër dhe e ftoha të merrte pjesë në një takim mjaft miqësor me intelektualët, nuk ishte fjala për të bërë një takim zyrtar. Zoti Rugova nuk arriti dot të vinte në këtë takim, pasi ishte i zënë në një intervistë të rëndësishme në televizionin francez. Në fakt Thaçi – Rugova e kanë lënë të takohen bashkarisht por ky takim do të jetë jo thjesht një takim personal por një takim ekipesh pune për të dikutuar më shumë. Sidoqoftë ky takim i dëshiruar nga ana jonë nuk arriti të bëhej për çështje të takimeve të shumta që u bënë edhe nga zoti Thaçi dhe nga zoti Rugova./tvklan.al