Rugova në Britaninë e Madhe – (14 Maj 1999)


Rugova në Britaninë e Madhe – (14 Maj 1999)

20:44 14/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Presidenti i Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova ndodhet për vizitë në Britaninë e Madhe. Rugova sot është pritur nga kryeministri Toni Bler dhe sekretari i jashtëm britanik Robin Kuk. Udhëheqësit britanik e kanë siguruar zotin Rugova se Britania dhe aleatët e saj janë të vendosur të mos ndalen deri në përfundimin e detyrës, deri në mposhtjen e politikës së Millosheviçit për spastrimin etnik.

Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova ka falenderuar përzemërsisht udhëheqjen britanike dhe popullin e këtij vendi për mbështetjen dhe solidarizimin me popullin e Kosovës. Ai falenderoi për angazhimin e tij dhe Robin Kuk.

Rugova ka theksuar domosdoshmërinë e angazhimit të forcave të Natos për të mundësuar kthimin e sigurt të shqiptarëve në Kosovë. Asnjëherë nuk e kemi besuar Beogradin lidhur me qëndrimet tuaja i tha presidentit të Kosovës, sekretari i jashtëm britanik Robin Kuk.  Pas takimeve në një konferencë shtypi të përbashkët.

Jo më qeveri jashtë Kosovës. Kështu i deklaroi BBC në një intervistë presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova. Sipas Rugovës tani e tutje qeveria do të qëndrojë të veprojë në Kosovë. Opsionet e Rugovës kanë qenë, Kosova e pavarur dhe demokratike dhe prania e forcave të Natos në Kosovë, duke shpjeguar procesin politik të ringritjes së institucioneve të Kosovës. Presidenti Rugova tha se do të thërrasë të gjithë grupet politike përfshi dhe UÇK, për këtë do të veprohet sipas marrëveshjes së Rambujesë tha Rugova./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme