Rugova në Maqedoni – (15 Korrik 1999)


Rugova në Maqedoni – (15 Korrik 1999)

17:06 15/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ibrahim Rugova u nis sot për në Prishtinë. Presidenti i Kosovës nga vila e tij në rrethinat e Romës është nisur nga aeroporti i Fiumicionos me një avion të posaçëm. Etapa e parë e udhëtimit të sotëm ka qenë Maqedonia. Rugova ka mbrritur në aeroportin e Shkupit vetëm pak minuta pas orës 10 të paradites së sotme.

Rugova është lejuar të largohet nga banesa e tij gjatë luftës në Jugosllavi më 5 Maj. Fillimisht qëndroi në Itali, pak më vonë në Gjermani për tu rikthyer përfundimisht në rezidencën e tij të blinduar në kryeqytetin Italian. Gjatë kësaj periudhe ai vizitoi shumë kryeqytete të europës, por i ka anulluar vizitat e paralajmëruar në Tiranë.

Presidenti i Kosovës ka qenë në Maqedoni këtë javë ku vizitoi kampet e refugjatëve. Karreth pesë javë që lufta ka përfunduar dhe vendin e trupave serbe në Kosovë e kanë zënë ato të Natos. Me gjithë thirrjet e kryeministrit Hashim Thaçi LDK ende nuk i ka zënë vendet në qeveri. Rugova i ka deklaruar gazetës së sotme “Le Monde”, se me të mbrritur në Prishtinë do të bisedoj me të gjithë faktorët politik e ushtarak në Kosovë përfshi edhe UÇK./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme