Ruli, Karamitro, Gjana intervista – (27 Korrik 1999)


Ruli, Karamitro, Gjana intervista – (27 Korrik 1999)

15:22 27/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Genc Ruli, deputet i PD:- “Neve sugjerojmë së pari që Ballkani nuk mund të rindërtohet, as të demokratizohet, as zhvillohet ekonomikisht po nuk u përfshi në rendin politik dhe ekonomik europian. Përfshirja në këtë rend europian duhet bërë sipas një modeli konkret, i cili duhet ti jap shancet historike të Ballkanit të shkëputet nga traditë historike e mbetjes mbrapa politikisht, ekonomikisht edhe në aspekte të tjera. Elementi i dytë do të ishte një regjim monetar që i adoptohet këtij regjimi ekonomik. Dhe së treti është rindërtimi i infrastrukturës fizike të Ballkanit. Shqipëria pa dyshim ka një nga infrastrukturat më të këqija, po kjo nuk do të thotë që Ballkani në përgjithësi ka një infrastrukturë të mirë, për më tepër që ajo është dëmtuar rëndë nga konfliktet dhe luftrat e dhjet viteve të fundit. Së fundi ajo që cilësohet do të ishte që kemi nevojë jo vetëm për infrastrukturën fizike por edhe për atë njerëzore, që kupton shoqërinë civile, rendin, shtet demokratik”.

Albina Karamitro, deputete e PD:- “Në një nivel më të dytë pas takimit të Sarajevës i cili është tërësisht politik dhe i përfaqësuesve të pushtetit padyshim që do të ketë një prononcim edhe politik të PD, për angazhimin e saj në terma konkret”.

Jemin Gjana, deputet i PD:- “Një pjesë projektesh kanë ekzistuar prej kohësh varet se me ç’sy i shihen. Nuk e di nëse këto dy vjet janë bërë përpjekje, praktika ka treguar se nuk kaqenë e mundur të tërhiqen disa qindra milliona dollarë, që kanë mbetur të bllokuara, megjithëse janë zhvilluar disa konferenca donatorësh dhe kam frikë se paaftësia për ti përthithur këto do të na çojë edhe në atë që të kemi paaftësi për të thither edhe investime që mund të dalin nga ky qëndrim që po mbahet për paktin e stabilitetit të rajonit”./tvklan.al






Të ngjashme