Ruli: Largoni Bashën me gruan dhe kunatin


Ruli: Largoni Bashën me gruan dhe kunatin

23:20 27/06/2017

“Ju them atyre që ende e duan PD e jo që ende ju duhet PD , në qoftë se ai nuk jep dorëheqjen vete deri nesër shkoni te selia e PD e përzëreni atë, gruan e kunatin siç përzuri Jezusi tregtaret nga Tempulli.”

Ky reagim i fortë kundër kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha është i ish-ministrit demokrat dhe njërit prej themeluesve të kësaj force Genc Ruli. Ai e quan justifikim deklaratën e Bashës pas humbjes duke kërkuar largimin e tij.

“Basha me deklaratën e tij justifikuese e banale tregoi që dinjiteti personal është gjëja më e fundit qe e shqetëson atë. Normalisht për një individ që e mori ” lidershipin ” e PD si dhurate në “paje” nga Berisha dhe që i beri programet e listat jo me zyrtarët e PD por me gruan e kunatin. Ky lider që beri një marrëveshje turpi me kundërshtarin e tij politik. Thjesht duke kalkuluar interesin e vetvetes e jo të PD”.

Në të njëjtën lartësi qëndron edhe ish-nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli, një nga ikonat e kësaj force që u la jashtë listave që tani u bën thirrje demokratëve të ngrihen dhe të marrin në dorë fatet e PD-së.

Një reagim ka pasur edhe ish-deputetja Majlinda Bregu e cila shkruan se sot Basha duhet t’i dilte për zot dor

ë

heqjes./Tv Klan






Të ngjashme