Rumania me probleme në mbrotje
Rumania vjen me probleme në mbrojte ndaj Shqipërisë, në sfidën që do të luhet të dielën në orën 21:00 në Lion, e fundit për fazën e grupeve.
Razvan Rat, Steliano Filip dhe Mihai Pintilii, kanë patur probleme fizike. Të tre janë në dyshim. Rat u zëvendësua gjatë takimit me Zvicrën, megjithatë stafi mjekësor rumun shpreson të jetë gati.
Pikërisht mbrojtësi veteran na shënoi në humbjen 1 – 0 në miqësoren para dy viteve në Zvicër. Kjo situatë e vendos në dilemë Anghel Iordanescu se kë do të aktivizojë në sfidën me Shqipërinë. Për mesfushorin Bogdan Stancu, ekipi shqiptar është i mirë dhe se duhet të zhvillojë një lojë të zgjuar, pasi përndryshe do të jetë i vështirë kualifikimi.
Takimi i së dielës do të gjykohet nga çeku Pavel Kralovec. Inxhinieri 38-vjeçar mban stemën e FIFA-s prej vitit 2005. Rumania ka vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e para dhe i duhet fitorja ashtu si Shqipërisë. Përfaqësuesja rumune humbi 2 – 1 me Francën dhe barazoi 1 – 1 me Zvicrën.
Tv Klan