Rumunët: Me Shqipërinë, vetëm fitore
Fitorja për rumunët është po aq e rëndësishme. Rumania ka 1 pikë në dy ndeshjet e para dhe shpreson ende te kualifikimi ashtu si Shqipëria. Optimist se do të kalojnë turin është mbrojtësi i ri, Steliano Filip, i cili do të zëvendësojë Razvan Rat të dëmtuar.
Steliano Filip, futbollist i Rumanisë:
“Fitorja me Shqipërinë është e rëndësishme dhe unë jam i sigurtë që do të kualifikohemi.”
Trajneri i Dinamo Bukuresht, Ioan Andone dha këshillat e tij për kolegun Anghel Iordanescu në një intervistë për mediat rumune.
Ioan Andone, trajner i Dinamo Bukuresht:
“Me Shqipërinë duhet të sulmojnë me një strategji të qartë dhe lojtarët më formë duhet të jenë në fushë.”
Ndeshja e së dielës do të jetë e 19 mes Shqipërisë dhe Rumanisë me të cilët kemi fituar vetëm në dy raste në vitet 40’ në Kupën Ballkanike, barazimet janë 3, ndërsa humbjet 13.
Tv Klan