Rusët shpartallojnë “ushtrinë e kuqe”


Rusët shpartallojnë “ushtrinë e kuqe”

17:45 19/08/2016

Humbja e thellë 4-0 në fushën e Krasnodar, duket se vulosi përpara kohe eliminimin e Partizanit nga Liga e Europës.

Por në të njëjtën kohë, shifrat e rezultatit treguan edhe limitet e të kuqve të kryeqytetit, përballë rivalëve europianë.

Kjo është pranuar edhe nga trajneri Adolfo Sormani, që përveç rezultatit, nuk I ka pëlqyer edhe loja e skuadrës së tij.

Adolfo Sormani, trajner i Partizanit:

“Diheshin vlerat e kundërshtarit që kishim përballë, të cilat janë shumë më të mëdha se tonat. Ne u munduam të bëjmë të pamundurën në këtë takim, por kundërshtari kishte më shumë cilësi. Ndryshe nga herët e tjera, kemi qenë më pak agresiv dhe jo kompaktë”.

Partizani duhet të luajë edhe ndeshjen e kthimit. Humbja në sfidën e vajtjes nuk i jep aspak shpresa Sormanit dhe të besuarve të tij, që gjithësesi shpresojnë të largohen nga Europa në mënyrë dinjitoze.

Adolfo Sormani, trajner i Partizanit:

“Fillimisht duhet të marrim veten nga kjo humbje dhe të bëjmë maksimumin për të nderuar impenjimin e klubit në Europë, fanellën e Partizanit, por edhe që lojtarët të tregojnë vlerat e tyre”.

Partizani u kthye në Kupat e Europës pas gati dy dekadash mungesë, por nuk arriti ojektivin për të luajtur në fazën e grupeve.

Tv Klan






Të ngjashme