Rushaj: Ambasadorja Kim takoi deputetë të PD lidhur me ‘çështjen Berisha’


Rushaj: Ambasadorja Kim takoi deputetë të PD lidhur me ‘çështjen Berisha’

23:31 20/09/2021

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, ka pohuar nga studio e emisionit “Opinion” se ambasadorja Yuri Kim dhe zyrtarë amerikanë kanë takuar disa deputetë të selisë blu në lidhje me vendimin për përjashtimin e Sali Berishës.

Blendi Fevziu: Pasi vendimi që u bë për zotin Berisha, a keni bërë një marrëveshje me SHBA, pra e keni larguar duke marrë diçka, apo ka qenë një ultimatum i tyre dhe një vendim i marrë nga ju a hyrë në negociata me ta?

Alfred Rushaj: Blend, çështja e marrëveshjeve “të jap, më jep”, ajo që shoh që është gjë e dukshme, është deklarata që ambasadorja bëri që tha që pret të bashkëpunojë më ngushtë se asnjëherë më parë me kryetarin e saj.

Blendi Fevziu: Është e vërtetë që ambasada amerikane ka thirrur disa deputetë të PD për t’u sqaruar këtë qëndrim të Berishës?

Alfred Rushaj: Unë nuk jam një nga ata, por në dijeninë time ka patur takime të zyrtarëve amerikanë përfshirë dhe ambasadores dhe disa deputetë të PD lidhur me këtë çështje./tvklan.al






Të ngjashme