Rusi, lideri i opozitës dënohet me burg
Kritiku i njohur i Presidentit rus Vladimir Putin dhe lideri i opozitës, Alexei Navalny, është dënuar sot me 30 ditë burg nga një gjykatë, pasi akuzohet se ndihmoi në organizimin e protestave publike.
“BBC” tha se qindra persona janë arrestuar në protestat anti-korrupsion në Moskë dhe Shën Petersburg.
Lideri opozitar Alexei Navalny u arrestua në shtëpinë e tij para nisjes së protestave, tha bashkëshortja e tij.
Mijëra mbështetës kanë marshuar pas thirrjes së tij për të dalë në rrugët e Moskës dhe të qyteteve të tjera.
Organizata jo-qeveritare OVD-Info tha për median ruse se 600 persona janë arrestuar në protesta.
Policia e kryeqytetit rus tha se rreth 5000 persona morën pjesë në demonstratë, ndërsa Ministria ruse e Punëve të Brendshme tha se 3 500 të tjerë dolën në rrugët e Shën Petersburgut./tvklan.al