Rusia akuzon Britaninë për fushatë kundër Putin dhe “frikës” së lidhjeve me Trump
Ambasada ruse në Londër ka postuar një sulm të ashpër nëpërmjet rrjetit social Twitter dhe faqes zyrtare kundër qeverisë.
Rusia ka akuzuar Britaninë se kjo e fundit ka përgatitur një fushatë kundër presidentit Vladimir Putin për shkak të tensioneve me perëndimin. Ambasada ruse në Londrër ka deklaruar se qeveria po përpiqej të niste një përçarje midis presidentit të zgjedhur të SHBA Donald Trump dhe Moskës. Sulmi i furishëm erdhi nga akuzat që dolën në sipërfaqe për ndërhyrjen e Moskës, me pretendimet se është mohuar nga Trump, se Kremlini ka mbledhur një dosje ’’të pisët’’ kundër tij. Donald Trump i cili do të emërohet president për 9 ditë ka mohuar menjëherë akuzat e lidhjeve me Rusinë duke shpërndarë një postim në Twitter ku thotë se “Gjithçka është një fushatë e nisur kundër tij”. Zyrtarët amerikanë thuhet se kanë përfshirë një përmbledhje dy-faqeshe të 'kompromentimeve' ruse për materiale - si pjesë e informimit të tyre të sigurisë për Trump, javën e kaluar. Materiali thuhet se është bazuar në shkresat e përpiluara nga një ish-agjent i britanik i inteligjencës./tvklan.al