Rusia heq “embargon” turistike me Turqinë
Rusia heq zyrtarisht sanksionet turistike ndaj Turqisë. Kremlini njoftoi se presidenti Vladimir Putin firmosi dekretin për heqjen e pjesëshme të masave ndaluese që ishin vendosur ndaj Ankarasë, pas rrëzimit nga turqit të avionit luftarak rus, në kufirin turko-sirian në Nëntor të vitit të kaluar.
Rusia u kishte ndaluar kompanive të udhëtimeve të ofronin paketa turistike për në Turqi, si edhe kishte vendosur regjimin e vizave me Ankaranë.
Incidenti me avionin çoi në pikën më të ulët marrëdhëniet mes vendeve. Pak ditë më parë, presidenti turk Erdogan, i dërgoi një letër zyrtare homologut Putin ku i shprehte ngushëllimet për pilotin, një veprim që u cilësua si ndjesë publike nga Moska dhe ndihmoi në përmirësimin e marrëdhënieve.
Tv Klan