Rusia mbyll kufijtë tokësorë me Poloninë dhe Norvegjinë
Rusia do të mbyllë kufijtë tokësorë me Poloninë dhe Norvegjinë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Vendimi do të hyjë në fuqi në mesnatën e së shtunës dhe do t’u ndalohet hyrja të gjithë shtetasve të huaj që vijnë nga këto dy vende.
Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate për media nga Kryeministri rus, Mikhail Mishustin.
Ai tha se ndalesa aplikohet për të gjithë udhëtarët e huaj, që udhëtojnë drejt Rusisë për arsye “profesionale, private, studimore dhe për turizëm”.
Kjo ndalesë, megjithatë nuk do të vlejë për shtetasit bjellorusë dhe banorët rusë, tha Kryeministri Mishustin.
Me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri, janë infektuar mbi 145 mijë persona në mbarë botën. Vendet më të prekura janë Kina, Italia dhe Irani. /REL