Rusia nuk dëshiron Finlandën në NATO
Nëse Finlanda i bashkohet NATO-s, Rusia do të kundërpërgjigjet sipas rrethanave që do të krijohen. Kërcënimi vjen nga presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një vizite zyrtare në Finlandë ku u prit nga homologu i tij, Salui Ninisto.
Shefi i Kremlinit, tha se Rusia do ta respektonte vendimin fqinjve finlandezë nëse do t’i bashkoheshin aleancës ushtarake.
Vladimir Putin, President i Rusisë:
“Çfarë mendoni se do të bëjmë në një situatë të tillë? Ne i tërhoqëm forcat tona 1500 kilometra mbrapsht, por a do të vijojmë t’i mbajmë atje? Është në zgjedhjen e tuaj se si ne do të mbrojmë kufirin. Rusia e respekton statusin neutral të Finlandës.”
Kjo është vizita e parë e presidentit rus në vendin fqinj që prej aneksimit të Krimesë në 2014. Finlanda rriti ndjeshëm bashkëpunimin me perëndimin pas nisjes së konfliktit ushtarak në Ukrainë.
Vendet e Balltikut i kanë bërë thirrje NATO-s të rrisë mbrojtjen ajrore në rajon. Aleanca e Atlantikut të Veriut ka rritur ndjeshëm praninë e saj në lindje dhe në javët e ardhshme, pritet të mbajë një samit në Varshavë.
Tv Klan