Rusia paralajmëron përshkallëzim të situatës mbi Sirinë
Rusia ka paralajmëruar SHBA-të se nisja e sulmeve ajrore në përgjigje të një sulmi të dyshuar kimik në Siri mund të shkaktojë një luftë mes dy vendeve.
“Prioritet i menjëhershëm është të shmanget rreziku i luftës”
, tha të enjten ambasadori i Moskës në OKB Vassily Nebenzia.
Ai akuzoi Uashingtonin se ka vënë paqen ndërkombëtare në rrezik dhe tha se situata ishte shumë e rrezikshme.
Fuqitë perëndimore mendohet të përgatiten për sulme, por Rusia, një aleat sirian, e kundërshton një akt të tillë.
“Ne nuk mund të përjashtojmë çdo mundësi, fatkeqësisht”, u tha Nebenzia gazetarëve pas një takimi privat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.
Ai tha se situata mund të përshkallëzohet për shkak të pranisë ushtarake ruse në Siri.
Zyrtarë të lartë rusë gjithashtu, duke përfshirë edhe kreun e ushtrisë, kanë paralajmëruar se raketat e SHBA-ve do të goditen nëse personeli rus do të jetë nën kërcënim./tvklan.al