Rusia ul tensionet me SHBA
Vladimir Putin konfirmon që nuk do t’i përjashtojë 35 diplomatët amerikanë. Më herët, Ministri i Jashtëm, Sergei Lavror i dërgoi një rekomandim Presidentit rus, ku kërkonte përjashtimin e diplomatëve amerikanë, si përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Presidenti në largim, Barack Obama.
Përpara së të ndërmarrë masa mbi sanksionet, Shefi i Kremlinit do të presë seri në inaugurimin e Presidentit Donald Trump. Putin do të reagojë zyrtarisht, vetëm pasi të vlerësojë politikat e jashtme që Trump do të ndjekë mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.
Kërkesa e Lavrov bazohej mbi principin e reciprocitetit, kishte nënvizuar Ministri i Jashtëm rus, ndërsa kishte propozuar edhe mbylljen e dy zonave që përdoren nga diplomatët amerikane.
Episodi i ri i krizës mes dy vendeve erdhi pas vendimit të Presidentit Obama për dëbimin e 35 diplomatëve rusë, të dyshuar si agjentë sekretë, si dhe vendosjes se sanksioneve kundër agjencive të inteligjencës së Moskës nën akuzat se kryejnë aktivitete hakerimi, të ngjashme si ato të zgjedhjeve amerikane.
Putin deklaroi se nuk do të zbresë në nivelin e asaj që ai quan një diplomaci e papërgjegjshme.
Ndërsa nga ana e tij, Donald Trump, ka konfirmuar se vendi ka nevojë të shohë përtej, tek gjërat më të mëdha e të rëndësishme, si dhe njoftoi se gjatë javës që vjen, ai do të takohet me autoritetet e shërbimeve inteligjente për të diskutuar disa çështje.
Tv Klan