Rutte ndërpret “shakanë” e Trump
Në pritjet në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump shpesh dhuron momente pikante dhe më së shumti shfaqet dominant përkrah miqve.
Por nuk ka qenë ky rasti me kryeministrin holandez Mark Rute, i cili madje guxoi t’i ndërpresë fjalën presidentit amerikan.
Teksa Trump përmendi momentin delikat që po kalojnë marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe BE, veçanërisht në tregti, tha se është diçka pozitive edhe nëse këto marrëdhënie nuk përmirësohen… I menjëhershëm ishte reagimi i Mark Rutes, i cili u përgjigj prerë, Jo! Duhet të bëjmë diçka për t’i ndrequr.
Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe BE janë tensionuar ndjeshëm pas vendimit të Uashingtonit për të tarifuar mallrat e vendeve europiane. Presidenti Trump e cilëson lëvizjen si rikthim i SHBA-ve në një pozicion të drejtë pas shumë vitesh.
Trump dhe liderët europianë do të takohen më 11 dhe 12 Korrik, në Samitin e NATO-s në Bruksel.
Tv Klan