Sa antitrupa krijon vaksina e parë


Sa antitrupa krijon vaksina e parë

23:50 29/01/2021

Studiuesit Italian: 3 javë pas dozës së parë krijohen 99% antitrupa

3 javë pas dozës së parë të vaksinës anti-Covid, në organizëm aktivizohen antitrupat në 99% të rasteve. Ndërsa 7 ditë pas dozës së dytë në trup zhvillohen 100% antitrupa.

Këto janë statistikat e bëra publike nga Spitali Pediatrik në Romë Bambino Gesu, pas vaksinimit të personelit mjekësor. Vaksinën e kanë marrë 3000 punonjës dhe në pothuajse të gjitha rastet është vërejtur se mbrojtja imunitare është rritur gradualisht 7 ditë pas injektimit të parë.

Gjithashtu në asnjë rast, pas marrjes së vaksinës, nuk është verifikuar prekja nga koronavirusi pas ditës së 14. Ekspertët specifikojnë se gjithsesi në 14 ditët e para të dozës së parë të vaksinës trupi nuk ka krijuar ende imunizim të plotë apo të mjaftueshëm.

Dhe kështu ndër 3000 rastet e marra në shqyrtim, vetëm 7 persona të vaksinuar janë prekur nga koronavirusi, por në 10 ditëshin e parë të marrjes së dozës së parë.

Gjithsesi në të gjitha këto raste, Covid-19 është shfaqur me simptoma të lehta ku nuk ka qenë i nevojshëm shtrimi në spital për asnjë nga të infektuarit./tvklan.al






Të ngjashme