Sa e ka ndryshuar celulari jetën tonë (2009)
Autori: Blendi Fevziu
23:07 04/03/2009Opinion-Zgjerimi i shpejtë dhe i jashtëzakonshëm i telefonit celular, si dhe fuqia gjithëpërfshirëse dhe e gjithanshme e kësaj teknologjie, ka çuar në shfaqjen e një stili të ri jetese në komunikimet sociale, ekonomike, politike dhe arsimore. Ndikimi i këtij mjeti komunikimi në normat, sjelljet dhe vlerat e shoqërisë dhe rrjedhimisht, mënyra e jetesës, është tepër i gjerë.
Nuk ka dyshim se teknologjitë e reja kanë pasur një ndikim të madh në jetën tonë në dy dekadat e fundit dhe kanë ndryshuar në masë të madhe mënyrën e jetesës. Këto produkte janë fenomen i botës moderne dhe ndikimi i tyre është edhe më i madh se sa lloji i mallrave që ndryshuan mënyrën e jetesës në vitet 1960. Arsyeja mund të jetë që njerëzit po reagojnë gjithnjë e më shumë ndaj rritjes së teknologjisë së informacionit. Me fjalë të tjera, ne jemi në një shoqëri ku kushtet e jetës sonë janë gjithnjë produkt i veprimeve tona.
Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Luan Hajdaraga, Sonila Meço, Agim Zeqo, Ardian Shehu, Delina Fico, Fatos Lubonja.
“Nuk e shikoj të ndarë çështjen e celularit nga gjithë teknologjia. Kam një raport të mirë me teknologjinë dhe i përdor. Unë jam i prirur të vë në dukje problematikën që sjell teknologjia se sa të mirat, por nuk mund të mohoj që teknologjia e lehtëson jetën”, tha Lubonja./tvklan.al
Të ftuar: Luan Hajdaraga, Sonila Meço, Agim Zeqo, Ardian Shehu, Delina Fico, Fatos Lubonja.