Sa është pasuria e Ilir Metës? Presidenti: Absurde që më bëhet kjo pyetje
Në një intevistë ndryshe për emisionin Opinion në Tv Klan, Presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se sa është pasuria e tij.
Meta e ka konsideruar absurde pyetjen nëse ka përfituar ekonomikisht nga postet që ka mbajtur, teksa ka shtuar se vendimet e tij në funksionet publike që ka patur janë transparente dhe të verifikueshme.
Pyetje: Çfarë raporti keni me paratë?
Presidenti Meta: Është një raport tepër i largët, për arsye sepse unë asnjëherë në shtëpi nuk kam bërë pazare dhe nuk para merrem me menaxhimin.
Pyetje: Nuk flas për lekët e xhepit, po flas për pasurinë në përgjithësi.
Presidenti Meta: Në përgjithësi dhe tërësi, unë jam një njeri që ky mund të jetë interesi i fundit, për atë detyrim që njeriu ka ndaj familjes.
Pyetje: A keni përfituar po e quaj ekonomikisht dhe financiarisht nga postet që keni pasur?
Presidenti Meta: Është pyetja më absurde që mund të bëhet në rastin tim. Për arsye se, të gjitha aktet dhe vendimet e mia kanë qenë publike, lehtësisht të kontrollueshme dhe verifikueshme.
Pyetje: Padyshim komente ka sa të duash.
Presidenti Meta: Nuk shqetësohem fare për komentet.
/tvklan.al