Sa herë do të jepen fonde për rrugën “Taulantia” (14 Korrik 2000)
Rruga Taulantia u shtrua vjet. Në kohën e Apostolit, Ministria e Punëve Publike dha 9 milion lekë . Nuk u bë tender, por fondet u dhanë me prokurim drejpërdrejtë një firme ndërtimi. Pa u mbushur viti e njëjta Ministri dha përsëri para, por këtë herë bëhet fjalë për një shumë gati 3 herë më të madhe.
Me 25 milionët Ndërmarrja e Rrugëve duhet të qërojë asfaltin e 9 milionëve të vjetshëm, do të nivelohet terreni dhe nëse është e mundur do të rregullohet kanalizimet. Çeshtja e kullimit të ujërave dhe trotuareve është disi e komplikuar pasi ndërtimet janë bërë shumë afër asfaltit duke mos lënë vend për trotuaret e rinj./tvklan.al