Sa i shkon pulsi Valerit pas kërcimit?
Valeri dhe Stela elektrizuan skenën e “Dance With Me” në Tv Klan me performancën e tyre mbrëmjen e sotme. Një kërcim vërtetë elektrizues i dyshes simpatike dhe që u vlerësua me pikët maksimale nga juria e “DWM”.
Valeri, i njohur për të tilla “shpërthime” në kërcim, mahniti jo pak jurinë dhe publikun. Në përfundim të performancës së tyre, Valerit iu deshën disa çaste për t’u qetësuar, për shkak të rrahjeve të shpeshta të zemrës.
Gentjan Zenelaj: Valer, të lutem se je doktor, matja çik vetes sa e ke pulsin tani? E kam seriozisht!
Valeri: Ku matet pulsi tani…
Gentjan Zenelaj: Po mate mo pulsin tani se je doktor.
Alketa Vejsiu: Shiko, spektaklin tjetër do ta marr atë aparatin e tensionit, do ta bëj këtë provë. Sa mund ta kesh tani? 180-200?
Gentjan Zenelaj: Ka vajtur 140-160 të rrahura?
Valeri: Më shumë…
Gentjan Zenelaj: Shumë ëë…
Valeri: 200…
Gentjan Zenelaj: Kam pështypjen që ai e ka pulsin tani sa e kam unë kur ngjis katin e parë të shkallëve.
/tvklan.al