Sa kohë duhet të ushtroheni në varësi të qëndrimit tuaj ulur!

Smiling businesswoman sitting at workstation in office working on project on laptop

Sa kohë duhet të ushtroheni në varësi të qëndrimit tuaj ulur!

08:45 30/07/2016

Ne të gjithë e dimë se qëndrimi ulur po na vret, kështu që është e nevojshme të fillojmë të ushtrohemi pas punës së tmerrshme që po i bën keq shëndetit tonë.

Por, ne nuk dëshirojmë që të bëjmë ndonjë ushtrim më shumë se ç’është e nevojshme, pasi na pëlqen të shohim tv apo edhe të rrimë shtrirë pas punës së lodhshme.

1

Shkencëtarët e kanë një zgjidhje për këtë. Një studim i ri i publikuar në "Lancet", tregon saktësisht se sa kohë duhet të ushtrohemi në varësi të orëve që qëndrojmë ulur gjatë ditës.

Ata që bëjnë një jetë sedentare duhet të jenë të vëmendshëm dhe tu kushtojnë tepër rëndësi këtyre këshillave, thonë studiuesit.

Në qoftë se ju punoni për 6 orë në ditë ulur, ju duhet të bëni ushtrime të paktën 30 minuta çdo ditë.

Nëse ju rrini ulur për 8 orë në ditë, duhet që të bëni ushtrime çdo ditë për një orë.

Businessman working on project on laptop in startup office

Studiuesit gjithashtu theksuan se ushtrimet nuk duhet të jenë shumë intensive, ashtu siç mund t'i keni menduar ju dhe keni preferuar të hiqni dorë prej tyre.

Kjo do të ishte një mënyrë e mirë për t’iu larguar edhe nga lojërat elektronike gjatë ditës. Ushtrime të lehta apo qoftë edhe ecja e shpejtë do t’iu bëjë shumë mirë, mjafton që të jeni në lëvizje.

Ajo që duhet të kini parasysh është koha që duhet t'i kushtoni këtyre ushtrimeve, të cilat duhet të bëhen rregullisht çdo ditë në mënyrë që të parandaloni rrezikun për shëndetin tuaj.

Sa më shumë qëndroni ulur, aq më shumë do ta dëmtoni trupin tuaj.

Kështu që merrni kohën e mjaftueshme për të luftuar efektet negative të shkaktuara nga qëndrimi ulur  dhe bëni një jetë të shëndetshme për t'u ndier më mirë. Tashmë e dini saktësisht se sa kohë ju nevojitet për ta arritur këtë gjë!/tvklan.al





Të ngjashme