“Sa më shumë afron data…”
Aktorja e famshme turke, Bensu Soral vazhdon përgatitjet për ditën e saj më të lumtur të jetës. Më 29 Shtator, ajo pritet të kurorëzohet në martesë me të dashurin e saj, Hakan Bas.
Në një prononcim të shkurtër për mediat nga Bebek, një prej lagjeve më të famshme të Stambollit, Soral tha se “sa më shumë që afron data, aq më shumë emocionohemi
”. Paralel me lumturinë e saj në jetën private, vazhdojnë edhe sukseset në karrierë. Pasi luajti rolin e Elifit në Serialin “I Infirltruari
”, tani aktorja po luan në një film kinematografik. Xhirimet po shkojnë shumë mirë, pavarësisht se thotë se po lodhet shumë. Së shpejti aktoren e dashur do ta shikojmë në filmin “Punë të organizuara 2
”, por më parë do ta shikojmë me vellon e bardhë./tvklan.al