Sa mijë të vdekur të pa çregjistruar ka Shqipëria?
Vendi ynë ka mbi 10 mijë fëmijë të paregjistruar dhe mbi 8 mijë të vdekur të pa çregjistruar.
Këto janë shifrat e dhëna sot nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në nisje të diskutimit të dy nismave për ndryshime në projektligjin për gjendjen civile, njëra prej të cilave është propozuar nga këshilli i ministrave, tjetra nga një grup deputetësh.
“
Do doja të tërheq vëmendjen e kolegëve deputetë por edhe të publikut shqiptar nëpërmjet medias që janë dy nisma shumë të rëndësishme dhe zgjidhin dy probleme mjaft të mëdha pasi në Shqipëri ekzistojnë mbi 10 mijë fëmijë të paregjistruar dhe njëkohësisht mbi 8 mijë të vdekur të pa çregjistruar. Pra të dyja nismat kanë të bëjnë më zgjidhjen e këtyre dy problemeve këtu e në tri dekada
”, tha Ruçi. /tvklan.al