” Sa mirë bëri që vdiq” premiere në TK (16 Qershor 2000)


” Sa mirë bëri që vdiq” premiere në TK (16 Qershor 2000)

14:12 16/06/2000

Grupi i Teatrit Kombëtar është zhvendosur mbrëmë në sallën e teatrit të kukullave për të realizuar premierën e një komedie të regjisorit Ilir Bezhani. ” Sa mirë bëri që vdiq” është titulli i një komedie që në fabul ka tragjedinë e një personi por që pasohet nga rrethana qesharake.

Lakmia për të përfituar dhe nga vdekja i vë gjashtë personazhet e regjisorit Bezhani në situata tragjikomike. Ëndrra për të kaluar përtej detit i kalon kufinjtë e jetës drejt vdekjes apo respektit për të vdekurit.

Në këtë realitet për të qarë, regjisori Bezhani ka ndërtuar karaktere për të qeshur. Marjana Kondi, Natasha Sela dhe Neritan Liçaj kanë përcjellë sot batutat e shfaqjes e cila do të jepet në teatrin e kukullave për disa netë me rradhë./tvklan.al






Të ngjashme