Sa ndikim kishte kompania IBM në holokaust (13 Shkurt 2001)
Koorporata e kompjuterave IBM ka bashkëpunuar me regjimin nazist në Gjermani. Dyshimet e përfolura kohë më parë janë shdnërruar sot në fakte më të prekshme. Fituesi i 5 herë i cmimit prestigjoz “Policer” Edvin Blak ka nxjerrë në qarkullim një libër ku pretendon se bordi ekzekutiv i IBM-së amerikane, është i implikuar në furnizimin e regjimit nazist së Adolf Hitlerit me teknologjinë që ai përdori gjatë Luftës së Dytë Botërore për të mbajtur në këmbë makinën e tij vrasëse.
Blac dhe 100 bashkëpunëtorët e tij thonë se ata kanë në dorë dëshmi të implikimit të IBM-së. Ai pranoi në një intervistë së dhënë Agjensisë Reuters se holokaust do të kishte me apo pa IBM-në, por zbulimi ka të bëjë me një aspekt tjetër, atë të holokaustit të teknologjisë së IBM-së.
Në 500 faqet e librit ka kapituj të tërë ku shkruhet mbi vrasjet e kryera apo zbulimet e hebrenjve sipas metodave të serviruara nga IBM. Natyrisht që kompania i mohon këto akuza duke thënë se e dënonte holokaustin nazist dhe duke argumentuar se shumë kompani të huaja që vepronin në Gjermani kishin rënë në kontrollin nazist përpara dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore./tvklan.al