Sa njihet dita e baballarëve në Shqipëri (21 Qershor 2000)


Sa njihet dita e baballarëve në Shqipëri (21 Qershor 2000)

12:02 21/06/2000

Kjo ditë është e panjohur edhe për ne, por në Amerikë njihet që në vitin 1909, madje që nga ky vit ka filluar dhe të festohet. Historia e një date vetëm për baballarët nis nga idea e një djali të mbarë nga Uashingtoni që donte të nderonte të atin e tij, veteran i Luftës Civile në Amerikë. Babai i mbetur i ve, kur e shoqja ishte duke sjellë në jetë fëmijën e gjashtë, gjithë jetën e mëvonshme ia kushtoi rritjes së tyre.

Vetëm kur i rrit djali ideator Xhon, kuptoi lodhjen dhe sakrificën me të cilën i ati e kishte rritur atë dhe vëllezërit e tij. Ai propozoi që dhe baballarët të kishin ditën e tyre. Fillimisht kjo festë u festua në Uashington duke u përhapur më vonë dhe në vende të tjera të Amerikës. Kjo ditë festohet për të respektuar të gjithë baballarët dhe burrat./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme