Sa paguhet me taksim progresiv dhe sa me sistemin e sheshtë


Sa paguhet me taksim progresiv dhe sa me sistemin e sheshtë

16:58 03/02/2021

Ekspertët shpjegojnë programet ekonomike të dy forcave kryesore

Pragu i fushatës elektorale ka aktivizuar në publik edhe programet që mbështetin ekonomitë nga dy forcat më të mëdha në vend: PS dhe PD, ku kali i betejës në këtë fushë përqendrohet te mënyra e taksimit të individëve dhe bizneseve.

Profesor Selami Xhepa sqaron se për shumicën e ndërmarrjeve, më i leverdishëm sot është kjo mënyrë taksimi, ku të ardhurat deri në 14 milionë lekë në vit nuk kanë ngarkesë fiskale dhe tërheqja e tyre ka një tatim dividenti 8 % për të gjithë sipërmarrësit, por ai e sheh të padrejtë këtë në raport me shtresën punëtore.

Shtrirjen e progresivitetit edhe te taksimi i kompanive, sidomos atyre të mëdha e me të drejta favorizuese në treg e kërkon dhe eksperti Zef Preçi, një ditë pasi kryeministri premtoi një thellim të progresivitetit.

Ekspertët janë të të njëjtit mendim se duhet korrektim i sistemit fiskal, në mënyrë që barra e pagesës së taksave në buxhet të mos mbahet më shumë nga individët, por të ketë edhe ngarkesë për entitetet.

Aktualisht pagat deri në 30 mijë lekë janë të përjashtuara nga taksimi dhe e njëjta fashë do të mbetet e përjashtuar edhe me taksimin e propozuar nga demokratët, të cilët më pas e thjeshtojnë me 9%, ndërsa sot taksa është 13% për pagat deri në 150 mijë lekë dhe 23% mbi këtë prag.

Tv Klan






Të ngjashme