Sa rrezikohet jeta në hapjen e një pusi (17 Gusht 2000)
Shqipëria është cilësuar si vend që noton mbi ujë, por shteti vazhdon të mos shuajë etjen. Në këto situata, i zoti e nxjerr vetë gomarin nga balta. Fshatarët hapin puse duke e paguar dhe me jetë. Përgjithësisht gërmohet me mjete primitive. Aksidentet më të zakonshme janë këputja e litarit, rrokullisja e gurëve apo e dheut.
Rastet më fatlume kanë qenë plagosjet, por që nuk kanë munguar as vdekjet. Gjithashtu gjatë gërmimit të puseve, hera herës shpërthen dhe gaze që dëmtojnë shëndetin apo jetën e punëtorëve. Gjithashtu nëpër fshatrat e Elbasanit shuarja e etjes kushton 2 milion lekë të vjetra./tvklan.al