Sa të rrezikuar jemi nga tërmetet (2010)


Sa të rrezikuar jemi nga tërmetet (2010)

Autori: Blendi Fevziu

23:30 19/01/2010

Më 12 Janar 2010, në ishullin e vogël të Karaibeve ndodhi një nga dramat më të mëdha të planetit. Tërmeti me magnitudë 7 ballë që goditi Haitin, shkaktoi dhjetëra mijëra viktima, disa prej të cilëve ndodhen ende nën rrënoja.  Duke qenë se ky vend është ndër më të varfrit në botë, mundësia për ta menaxhuar këtë emergjencë natyrore ishte thuajse e pamundur.     

Mbrëmjen e sotme emisioni “Opinion” u fokusua te tërmetet, nëse mund të parashikohen dhe sa i përgatitur është vendi jonë për t’i përballuar këto katastrofa natyrore. Për të diskutuar mbi këtë temë ishin të ftuar gjashtë ekspertë të fushave të ndryshme, që janë të lidhura me tërmetet.

Sizmologu Eduard Sulstarova, shefi i Emergjencave Civile Alfred Olli, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve Maksim Muçi, projektuesi Arben Dervishi, inxhinieri gjeolog-inxhinierik Ylber Myçeku dhe inxhinieri gjeofizik Jani Skrami ishin sot në studio, nga ku treguan se sa të rrezikuar jemi nga tërmetet./tvklan.al






Të ngjashme