Sabit Brokaj dhe Neritan Ceka intervistë (30 Maj 1999)
Ministria e Rendit nuk duhej të kishte lejuar eksportimin e konfliktit nga Greqia në Shqipëri. Ky është reagimi i parë i politikanëve shqiptarë pas zhurmës që ka shkaktuar incidenti i djeshëm në afërsi të Elbasanit ku mbeti i vrarë një shtetas grek.
Sabit Brokaj: Problemi duhej të ishte zgjidhur atje ku lindi. Konflikti lindi në territorin grek dhe duhej të ishte zgjidhur atje. Kalimi i konfliktit tej kufirit për mendimin tim e vështirësonte zgjidhjen dhe implikonte pastaj situatën duke i dhënë hapësira dhe abuzimeve dhe spekulimeve politike mbi një ngjarje që terrenin gjithçka e kishte përmbajtjen në Greqi.
Gazetari: Përsa i përket lëvizjeve të fundit të politikës greke duket se po përgatit një fshesë të re. Mos ky incident do të shkaktojë një ndarje politike përsëri midis Shqipërisë, një klimë të ftohtë me Greqinë?
Sabit Brokaj: Unë nuk e besoj që do të ndodhë kështu sepse kjo do të ishte një e thënë shqip dhe e qartë do të ishte një non sens do ishte një budallallëk në politikë. Mund të pretendojë dhe pala këtej po të ishte ashtu. Prandaj konflikte të tilla midis personash të tillë midis individësh të ndryshëm ndodhin në tërë botën po këto nuk do të thotë që të marrin përmasa të tilla që ndikojnë në politikën e vendeve të tjera. Unë nuk e besoj që grekët do të bëjnë ndonjë gjë në këtë drejtim.
Neritan Ceka: Mund të diskutohet për zgjidhjen politike nëqoftëse me gjithë mend ka qënë e udhës që të pranohej transferimi i konfliktit nga Greqia në Shqipëri, por edhe kjo është një praktikë botërore. Unë nuk gjej asnjë lidhje midis incidentit dhe fshesës përkundrazi policia shqiptare madje ka bërë, ka treguar që është e gatshme të bashkëpunojë me policinë greke dhe nëqoftëse do të ketë një përgjigje negative ndaj saj ose do të organizohet një fushatë duke u nisur nga ky fakt do ta konsideroja si paturpësi./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame