Sabit Brokaj, intervistë – (15 Qershor 1999)


Sabit Brokaj, intervistë – (15 Qershor 1999)

09:51 15/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Këshilltarin Ushtarak të Presidentit Mejdani, zotin Sabit Brokaj.

Sabit Brokaj:- “Natyrisht do të ndryshoje niveli i gadishmërisë i cili ka të bëjë me vetë situatën. Megjithatë mendoj që edhe niveli i gadishmërisë i cili vetiu nuk do të jetë në atë shkallë që ishte nuk do t’i nënshtrohet provokacioneve e bombardimeve pasi forcat serbe ikin, duhet të jetë megjithatë në një nivel të një strukturë ushtarake të organizuar mirë, pasi zhvillimet në Kosovë, të cilat patjeter do jenë progresivisht pozitive do të kenë dinamikën e tyre. Megjithatë deri në përcaktimin përfundimtar të Pavarësisë së Kosovës duket se do të ketë një proces dhe ne do ta ndjekim deri në realizimin e tij”.

Gazetari:- Ju keni dijeni që një pjesë e ushtarëve serbe do jene të pranishëm pas largimit të plotë të tyre në pikat kufitare?

Sabit Brokaj:- “Prania e tyre në pikat kufitare ishte sipas marrëveshjes së Rambujesë, dihet që ajo marrëveshje u kapërcye, dhe nuk e mendoj që do të jenë të pranushem me ushtarët serbe në kufi. Pas një bashkimi shpirtëror si ky që ndodhi në këtë muaj, një bashkim në kuptimin e marrëdhënieve tregtare, ekonomike dhe sociale. Megjithatë kufijtë në kuptimin konvencional do të mbeten”./tvklan.al

Gazetar – Vladimirr Lame






Të ngjashme