Sabit Brokaj intervistë ( 15 Tetor 1999)


Sabit Brokaj intervistë ( 15 Tetor 1999)

15:35 15/10/1999

Intervistë me zotin Sabit Brokaj.

Sabit Brokaj: Isha për një zgjidhje tjetër dhe jo për zgjidhjen Nano ose Majko. Aktualisht Kongresi e përcaktoi se kush do të jetë, ndaj unë dhe ne të gjithë duhet të shikojmë ecurinë në proces pa u nisur nga fakti që Nano ka dështuar dhe patjetër do jetë personazhi ose përfaqësuesi i dështimit. Mendoj që Nano ka boll mësime negative, ka boll pësime më sakte që në të ardhmen të përcaktojë aktivitetin e tij qëndrimin e tij, sjelljen e tij në funksion të suksesit. Unë do thoja që një garë e tillë përderisa nuk pati analiza të Qeverisë Nano dhe të Qeverisë Majko ose të dy qeveritë bashkë, i mungon argumenti i mjaftueshëm që nga pozicionimi politik i delegatëve për Majkon të ish ose të mos ish kryetar, të mos e marrësh të barazvlefshëm për aktivitetin e Qeverisë. Më saktë për të vazhduar ose jo si Kryeministër. Gjërat do të përcaktohen mendoj në zhvillim.

Gazetari: Kjo Qeveri duhet të arnohet nga kreu apo duhet të ketë plotësime të pjesshme?

Sabit Brokaj: I qëndroj gjithmonë asaj teze që kam përmendur çdo gjë me një analizë, çdo gjë me një bilanc dhe si është ai atëherë përcaktohet dhe qëndrimi përkatës./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme