Sabit Brokaj, intervistë (16 Qershor 1999)


Sabit Brokaj, intervistë (16 Qershor 1999)

09:06 16/06/1999

Sot organet e shtypit publikuan faktin që 8 qendra të forcave të armatosura të Republikës së Kosovës me rreth 600 njerëz të armatosur më së miri, edhe tani pas përfundimit të konfliktit në Kosovë qëndrojnë në venddislokimet e tyre, çka përbën një shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë. Përgjigjet për këtë Këshilltari Ushtarak i Presidentit Mejdani, Sabit Brokaj.

Sabit Brokaj: Lidhur me këtë konstatim që është paraqitur dhe në media, unë do të paraqisja kuadrin ligjor që imponon cilindo individ, grup individësh, shtetas shqiptarë ose jo shtetas shqiptare, që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë të armatosur, aq më keq të organizuar në grupe në territorin e Shqipërisë. Nëqoftëse dikur kishte një motiv çlirimi i Kosovës natyrisht kishte të bënte me grupet e kosovarëve që ktheheshin në Kosovë, për të luftuar atje, tashmë kjo periudhë ka përfunduar dhe të gjithë këto grupe ose individë duhet të nisen në Kosovë, të futen në strukturat, në organizmat e jetës shtetërore dhe shoqërore në Kosovë dhe të ndërtojnë Kosovën.

Gazetari: A do të ndërmarrë Qeveria Shqiptare ndonjë masë kontrolli
ndaj këtyre organizmave që veprojnë?

Sabit Brokaj: Unë besoj që nuk do të jetë e nevojshme se ato do të nisen në Kosovë./tvklan.al

Gazetar: Teodor Keko






Të ngjashme