Sabit Brokaj intervistë për përfaqësuesit e SHIK-ut në Rambuje (17 Shkurt 1999)
Organet më të larta të shtetit duhet të ishin informuar më parë për prezencën e dy njerëzve të SHIK-ut të dërguar nga Kryeministri Majko në Rambuje. Këshilltari Ushtarak i Presidentit Mejdani, Sabit Brokaj është shprehur sot se ky është një veprim politik i Kryeministrit Majko ndaj ai duhet të kishte informuar më parë jo vetëm Kryetarin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi por edhe Presidentin Mejdani.
Gazetari: Si e shpjegoni kthimin nga Rambujea të dy përfaqësuesve të SHIK-ut që ndodheshin për bisedimet serbo-shqiptare?
Sabit Brokaj: Nuk e di konkretisht edhe lidhur me vajtjen e tyre.
Gazetari: Qeveria duhet të merrte parasysh mendimin tuaj ose të Presidencës për dërgimin e tyre?
Sabit Brokaj: Vajtja e përfaqësuesve të SHIK-ut është një
problem politik i cili kërkon shumë seriozitet për vendosjen e tij. Nuk kam parasysh dhe nuk di konkretisht si është vendosur dhe kush ka vajtur./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame