Sabit Brokaj për skafet dhe rrëmbimin e shefit të komisariatit Vlorë,Sokol Koçiu (24 Janar 1999)
Intervistë me Sabit Brokaj i cili flet për rrëmbimin e Komisarit të Policisë së Vlorës, Sokol Koçiu.
Sabit Brokaj: Ky është nje akt krejtësisht i papranueshëm. Është një akt që normalisht dënohet. Zgjidhja e problemeve bëhet ndryshe jo me rrëmbime.
Gazetari: Mendoni që edhe parlamentarë të ndryshëm mbështesin trafikun klandestin duke bërë kompromis me skafistët?
Sabit Brokaj: Mendoj se është abuzuar me këtë, politikanë, parlamentarë e të tjerë. Skafistët mbështeten vetëm nga strukturat që kanë në veprim dhe veprimtari të drejtpërdrejtë me to. Nëqoftëse mbështeten, mbështeten nga strukturat e Policisë, ose Policia është e paaftë. Për një politikan nëqoftëse nuk ka polici në mjedis nuk ka ç’të bëje me skafet.
Gazetari: Është e lejueshme për shtetin që një komisar policie të mbahet
për disa orë peng dhe të bëhet kompromis për lirimin e 6 gomoneve?
Sabit Brokaj: Në gjuhën që e thoni ju është absolutisht e papranueshme./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame