Sabri Godo dhe Pollo për marrëdhëniet me Italinë – (12 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Qëndrimi i disa ministrave të influencuar nga lobe të ndryshme janë shkaku i acarimeve të marrëdhënieve me Italinë. Kështu ka deklaruar deputeti Genc Pollo i sapokthyer nga një vizitë në shtetin fqinj përtej Adriatikut, sëbashku me kryetarin e komisionit të jashtëm parlamentar Sabri Godo.
Genc Pollo:- “Ka qenë në radhë të parë një qëndrim i pa qartë, një qëndrim i influencuar nga lobe të ndryshme, po jo gjithmonë në interes të vendit, nga ministra të ndryshëm dhe në një farë mënyre ka çorientuar dhe ka bërë të paqartë në Romë se çfarë kërkon vërtët Shqiperia. Pra është një paqartësi e qeverisë shqiptare si rezultat i konflikteve që janë brenda saj. Këtë gjë u përpoqëm ta bisedojmë, ta ngrejmë edhe me qeverinë italiane e me komisionet e dhomës dhe të senatit, duke vënë theksin kryesisht në paktin e stabilitetit dhe në korridorin 8”.
Ndërkohë Godo ka deklaruar të kundërtën, se nuk ka asgjë për tu shqetesuar për marrëdhëniet me Italinë, por duhet patur kujdes me ndihmat e dhëna u shpreh ai.
Sabri Godo:- “Koha e ndihmave emergjente ka kaluar. Këto nuk i shërbejnë më shqipërisë. Duhet që bashkëpunimi me fqinjët të shihet me një sy tjetër, pra të mund të tërhiqen investime të mëdha të Itaisë në Shqipëri, për degë të caktuar të ekonomisë për infrastrukturën, energjitikën etj. Për këtë duhet bashkëpunimi i të dy palëve”.
Godo dhe Pollo kanë qenë të të njëjtit mendim përsa i përketë bllokimit të ndihmës italiane për Shqipërinë./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego