Sabri Godo intervistë ( 1 Nentor 1999)
Intervistë me deputetin e Partisë Republikane, zotin Sabri Godo.
Sabri Godo: Të thuash që nuk njoh Qeverinë mua më duket një gjë që nuk qëndron. Mund të votosh kundër saj por nuk mund të thuash që nuk e njoh. Se kur thua nuk e njoh atëherë duhet të marrësh armët ose të bësh diçka për ta përmbysur me forcë. Kjo është një llogjikë politike që nuk funksionon.
Gazetari: Berisha deklaron për zgjedhje të reja. Edhe ju e shikoni me mosbesim Qeverinë, kur parashikohet si afat më i mundshëm që të afrohen zgjedhjet parlamentare?
Sabri Godo: Ne do të donim një Qeveri e cila të punonte për të krijuar ato intitucione që do të garantojnë zgjedhje me të vërtetë të lira në Shqipëri dhe jo zgjedhje për zgjedhje.
Gazetari: Domethënë një Qeveri ku ju të bënit pjesë me ministrat tuaj?
Sabri Godo: Jo ne nuk do të bëjmë pjesë ndonjëherë në ndonjë Qeveri me koalicion të majtë./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame